Ballina Kronike Merr fund arratia, arrestohet në Tiranë 30 vjeçari që qëlloi vëllezërit në...

Merr fund arratia, arrestohet në Tiranë 30 vjeçari që qëlloi vëllezërit në Shkodër

Merr fund arratia e një 30 vjeçari të shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të dy shtetasve, në mars 2021, në Shkodër.

Policia informon se 30 vjeçari i i identifikuar Besmir Përkola u ndalua teksa po lëvizte me makinë në rrugën “Frang Bardhi” në Tiranë.

“Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në mars 2021, në Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve M. D. dhe H. D. (vëllezër)” informoi sot policia e Tiranes.


Gjatë kontrollit, në çantën e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, si dhe një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Në mars 2021 janë arrestuar edhe dy vëllezërit, pasi janë konfliktuar me kete shtetas. Operacioni i Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2 u kodua “Arratia”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks