Dita e Flamurit bashkoi sot krerët më të lartë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës në Vlorë.
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë.
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në fjalën e tij të rastit përcolli mesazh politikës dhe institucioneve për të punuar fort për ta bërë Shqipërinë një vend me të ardhme.
Bajram Begaj: “Pavarësisht arritjeve kemi shumë të gjatë përpara. Ajo që duhet të bëjmë së pari është ta duam atdheun me vepra, shërbim e idealizëm, si patriotët e mëdhenj që nderojmë sot”
Begaj kërkoi forcimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor dhe ftoi politikanët për më shumë përgjegjësi.
Bajram Begaj: “Askund më mirë sesa në Vlorën e Flamurit në këto ditë nuk mund të marrë vlerë mesazhi për përgjegjësinë e të gjithëve dhe më së pari të klasës politike dhe institucionit. Ne duhet të jemi bashkë për zhvillimin e vendit, konsolidimin e shtetit ligjor, për forcimin e demokratizimin e institucioneve dhe respektimin e çdo individi dhe të drejtave që burojnë nga Kushtetuta.
Duhet të jemi bashkë në luftën kundër korrupsionit, pabarazisë dhe varfërisë. Bashkë për çështje të sigurisë kombëtare e reformës në drejtësi. Bashkë për një shoqëri të lirë të angazhuar dhe arsimuar. Një Shqipëri të mundësive të barabarta, medias së lirë, institucioneve që i shërbejnë qytetarëve, e të rinjve që gjejnë mundësi e shpresë që të ardhmen e tyre ta jetojnë në vendlinjen e tyre në Shqipëri.”
Shqipëria të mbështesë në fuqizimin e Kosovës
Por përgjegjësitë e Shqipërisë janë edhe më të mëdha se kaq.
Bajram Begaj: “Ne kemi detyrim për fuqizim të faktorit shqiptar në rajon. Kemi detyrim ndaj vëllezërve shqiptarë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe diasporë në përmbushje të detyrimeve kushtuese dhe kombëtare.
Me ata nuk na bashkon vetëm gjuha dhe historia e përbashkët, por edhe aspirata kombëtare e Integrimit Europiandhe vlerat që ne ndajmë e dëshmojmë për paqen, bashkëjetesën, mirëkuptimin dhe begatinë.
Kemi sakrifikuar si asnjë komb tjetër në rajon, por sot Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur, që synon integrimin nëBE dhe NATO.
Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës në çdo drejtim, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme; bashkëudhëtare dhe mbështetësee palëkundur e rrugëtimit të saj Euro-Atlantik.”
Presidenti e mbylli fjalën e tij me apelin drejtuar vetëdijes shqiptare se “atdheu dhe kombi kanë nevojë përpërkushtimin,përgjegjësinë,shërbimindhe dashurinë e secilit prej nesh”






