Ballina Kulture Shqiptarët e Belgjikës bëhen bashkë për 28 Nëntorin, festojnë me këngë e...

Shqiptarët e Belgjikës bëhen bashkë për 28 Nëntorin, festojnë me këngë e valle shqiptare

Komuniteti shqiptar në Bruksel bëri një organizimin në kuadër të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar.

Në aktivitetin me këngë, valle e veshje shqitare ishte e ftuar dhe ambasadorja e Shqipërisë në Belgjikë, Suela Janina.

Në fjalën e saj ajo theksoi rëndësinë për të qenë të bashkuar e për të mbështetur e çuar përpara progresin e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Sot më keni dhënë një kënaqësi t’ju shohësh të gjithë bashkë. 

Dita e pavarësisë është dita ku përkujtojmë të gjitha përpjekjet e të parëve tanë për të gëzuar lirinë e pavarësinë që ne e kemi shumë të shenjtë.

Gjithashtu për të respektuar flamurin tonë që jo rastësisht është i kuq si gjaku, që tregon se çfarë kemi arritur deri më sot, por edhe se çfarë duhet të bëjmë. 

Është shumë e rëndësishme që të gjithë të jemi bashkë dhe ta çojmë përpara progresin, zhvillimin e vendeve tona, Shqipërisë, Kosovës dhe të mbështesim të gtihë shqiptarët në trojet tona. Kjo është forca jonë: bashkimi që të jemi të gjithë bashkë,” tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks