Ballina Aktualitet Ambasadorja e BE takon kryebashkiakun e Shkodres. Në fokus të bisedës investimet...

Ambasadorja e BE takon kryebashkiakun e Shkodres. Në fokus të bisedës investimet e huaja

Me Ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri znj. Christiane Hohmann dhe stafin e saj, pata kënaqësinë që të zhvilloja në mjediset e Bashkisë Shkodër për mbi 1 orë një bisedë jashtëzakonisht të vyer dhe miqësore.

Fillimisht duke u ndalur tek fenomeni i përmbytjeve më të cilin po përballemi edhe këto ditë, theksuam rëndësinë që ka parandalimi dhe planifikimi, që vlejnë më shumë se ndërhyrja në emergjenca, dhe për këtë nevojitet komunikim ndërinstitucional dhe në kohë.. Një pikë e rëndësishme e diskutimit ishin investimet e Huaja si faktor për zhvillimin e vendit, të cilat kërkojnë përmirësimin e elementeve kryesore: Zbatimi i Ligjit; Rendi dhe siguria, Kadastra; si dhe mundësitë e financimit.

Përveç investimeve strategjike që BE është duke zhvilluar në territor, Delegacioni Evropian përmes programeve të tij do mbështesë direkt bizneset e vogla e të mesme si dhe zhvillimin rural duke parë në terren potencialet dhe mundësitë që territori i bashkisë Shkodër ofron. Ambasadoria Hohmann premtoi mbëtshtetjen e saj për projekte të valorizimit të diversitetit natyror, kulturës dhe vlerave karakteristike të Shkodrës, që përbëjne asete të çmueshme për zhvillimin e turizmit. Rinia duhet ta shohë të ardhmen në Shqipëri dhe ky ishte mesazhi që ndamë së bashku në bisedën me ambasadoren e BE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks