Administratori i Gurit të Zi Pjerin Marku ngre alarmin se uji i lumit Drin jo vetëm po u rrëmben tokat por rrezikohet të përpijë dhe dy fshatra, atë të Vukatanës dhe fshatin Kuq.
Administratori Marku thotë se ka 8 vjet që i është kërkuar ndërtimi i argjinaturës por asnjë ndërhyrje.
Pjerin Marku: “Ka 8 vite që kemi bërë kërkesë për ndërtimin e një argjinature për të mbrojtur tokat bujqësore të fshatit Ganjollë, Juban e Vukatanë pasi gërryerjet janë shumë të mëdha. Gërryerja afër kodrës së Vukatanës është afër 30 metra pranë argjinaturës, është shumë e rrezikshme për këto fshtra. Gërryerjet vazhdojnë edhe pse niveli i Drinit nuk është shumë I madh”
Ai tregon se disa herë janë bërë kërkesa tek Bordi I Kullimit në Lezhë, vendi është vizituar nga ekspertë dhe inxhinierë të cilët kanë pranuar që situate është problematike por vetëm kaq. Pjerin Marku: “Kemi marrë disa herë premtime që do e ndërtojmë. E kanë vizituar me inxhinerët e tyre e kanë parë që është shumë problem por deri sot asnjë lëvizje konkrete nuk ka. Nuk po flas për tokën bujqësore që u merret çdo ditë me metra të tëra, afërsisht 800 metra linearë që po vazhdon gërryerja. Rrezikon fshatin Vukatanë dhe fshatin Kuq shumë seriozisht”
Sot nga Shtabi i Emergjencave u informua se në njësinë administrative Guri i Zi sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Vërehet një gërreyrje e tokave bujqësore në bregun e lumit Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në një gjatësi prej 800 ml.








