Ballina Aktualitet Spahia me banorët e Berdicës: Kryeministri të mos vijë për show në...

Spahia me banorët e Berdicës: Kryeministri të mos vijë për show në Shkodër

Uji ka nisur të tërhiqet në disa zona të prekura nga përmbytjet në bashkinë Shkodër. Bashkë me largimin e tij po dalin në pah edhe dëmet e shkaktuara në shtëpi, biznese, prodhimet bujqësore dhe blegtori. Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia pa nga afër dëmet në disa banesa dhe biznese në njësinë administrative Berdicë, aty ku uji mbërri në pak minuta, pa ju lënë kohë banorëve për të marrë masa.

Banorët bëjnë krahasimin e përmbytjeve të 2010-es me ato të këtyre ditëve dhe tregojnë se ardhja e ujit në pak minuta nuk kishte ndodhur më parë.

Ardhja e kryeministrit Rama tek rruga kryesore sa për një deklaratë nuk ju ka lënë shije të mirë. Vetë kryebashkiaku Spahia kërkoi që të mos vihet në Shkodër për shoë politik, e duke bërë krahasime të pakrahasueshme sipas tij me përmbytjet e 2010-es.

Gjatë bashkëbisedimit me familjet e prekura nga përmbytjet në Berdicë, kryetari i Bashkisë Spahia garantoi vlerësim real të dëmeve dhe fatura financiare do t’i dërgohet qeverisë për kompensim. Aktualisht në Shkodër janë ende në ujë  1365 Ha si dhe 4 shtëpi me prezencë uji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks