Ballina Sociale I ndjeri në Torovicë të Lezhës nuk varroset dot, uji ka shkuar...

I ndjeri në Torovicë të Lezhës nuk varroset dot, uji ka shkuar mbi 1 metër

Në zonën e Torovicës në Lezhë ka patur një rast vdekjeje, por ka qenë e pamundur nxjerrja e të vdekurit për ta varrosur për shkak të nivelit të lartë të ujit i cili e kalon 1 metër.

Burime per newspower bejne me dije se pas kërkesës së familjeve në zonë kanë mbërritur forcat e ushtrisë nën drejtimin e prefektit Gjergj Prendi, ku do të ndërhyhet me mjete lundruese për të marrë të vdekurin dhe për ta përcjellë për në banesën e fundit.

Në fushën e Torovicës janë të përmbytura rreth 500 hektarë tokë bujqesorë si dhe janë të rrethuara nga uji disa banesa, duke e bërë të pamundur lëvizjen e banorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks