Ballina Aktualitet Dash Sula në Shkodër: Tolerancë zero ndaj abuzimeve me sigurinë ushqimore, inspektorët...

Dash Sula në Shkodër: Tolerancë zero ndaj abuzimeve me sigurinë ushqimore, inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente

Screenshot

Dash Sula, gjatë një takimi me inspektoriatet në Shkodër, paralajmëroi masa të rrepta ndaj subjekteve dhe individëve që shkelin ligjin, veçanërisht në fushën e sigurisë ushqimore. Ai theksoi se kontrollet do të jenë më të forta dhe se çdo rast abuzimi do të ndiqet me seriozitet, deri në ndjekje penale. Sula u ndal te rëndësia e pikës doganore të Hanit të Hotit, ku sipas tij kryhen 22 mijë nga 35 mijë inspektimet vjetore. Ai solli në vëmendje edhe rastin e futjes së misrit me aflatoksinë nga Serbia, duke e cilësuar një eksperiencë negative që ka sjellë pasoja dhe për të cilën janë marrë masa ndaj inspektorëve përgjegjës. Ai kërkoi që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të ketë tolerancë zero ndaj produkteve ushqimore që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Sipas tij, përveç bllokimit dhe sekuestrimit të produkteve, shkelësit do të përballen edhe me ndjekje penale. Një tjetër fokus i deklaratave ishte digjitalizimi i procesit të inspektimit në pikat doganore. Sula bëri të ditur se brenda katër muajve synohet përfundimi i sistemit të ri, i cili parashikon inspektime online dhe pajisjen e çdo inspektori me kamera inteligjente dhe uniformë, me qëllim rritjen e transparencës dhe uljen e korrupsionit. Sa i përket ndërtimeve pa leje në Theth, Sula deklaroi se problematikat me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit janë reduktuar. Ai përmendi portalin sigurtë.gov.al dhe linjën e gjelbër telefonike, përmes të cilave qytetarët mund të denoncojnë shkeljet në mënyrë anonime, duke shtuar se denoncimet nga qarku i Shkodrës janë të pakta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks