Ballina Kronike Shisnin drogë pranë shkollave në Shkodër, 13 persona në pranga! Sekuestrohen 1.6...

Shisnin drogë pranë shkollave në Shkodër, 13 persona në pranga! Sekuestrohen 1.6 kg kanabis (Emrat)

Screenshot

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe që dyshohet se merreshin me shitjen e lëndëve narkotike në doza, kryesisht pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike në qytetin e Shkodrës.

Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 13 persona, të moshave 18 deri në 39 vjeç, 12 prej të cilëve banues në Shkodër dhe një në Malësinë e Madhe. Sipas Policisë, tre prej të ndaluarve kanë precedentë kriminalë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një hetimi tre mujor me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës.

Nga hetimet dyshohet se personat e përfshirë ishin organizuar në disa grupe dhe shpërndanin lëndë narkotike në doza, duke shfrytëzuar kryesisht zonat pranë institucioneve arsimore dhe hapësira të tjera publike.

Gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve, Policia ka sekuestruar 1 kilogram e 670 gramë Cannabis Sativa, një pjesë e ndarë dhe e paketuar në doza, tre peshore elektronike, qese farmaceutike për paketimin e drogës, dy automjete dhe 14 telefona celularë.

Të gjitha sendet e sekuestruara dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi policise

DVP Shkodër

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Shkolla të Pastra”.

Goditen disa grupe që dyshohet se shitnin lëndë narkotike në doza, kryesisht pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike në qytetin e Shkodrës.

Vihen në pranga 13 shtetas.

3 prej tyre me precedent kriminal për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Sekuestrohen 1 kilogram e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, 2 automjete, 14 celularë, 3 peshore elektronike dhe qese farmaceutike për paketimin e lëndës narkotike në doza.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për një periudhë 3-mujore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”.

Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria për 13 shtetas të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, konkretisht:

-F. G., 39 vjeç, I. T., 35 vjeç, S. K., 25 vjeç, L. M., 18 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe me precedent kriminal për prodhim dhe shitje të narkotikëve;

-Q. G., 36 vjeç, M. P., 21 vjeç, L. D., 28 vjeç, E. M., 20 vjeç, E. F., 21 vjeç, E. F., 23 vjeç, Gj. K., 21 vjeç dhe M. Gj., 18 vjeç, të gjithë banues në Shkodër;

-A. S., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

(Emrat- Vihen në pranga shtetasit: Qamil Gusha, Fatjon Gokaj, Martin Pezerja, Abedin Sufaj, Lisart Draçini, Emanuel Marku, Sokol Kuçi, Izmir Tafili, Edilberto Fusha, Emiljan Fusha, Gjonfranko Krahishta, Lionis Marku, Mariglen Gjergji)

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, të organizuar në disa grupe, shitnin lëndë narkotike në doza, pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike në qytetin e Shkodrës.

Gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën 1 kilogram e 670 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e saj të ndarë në doza dhe të ambalazhuar në qese farmaceutike, 3 peshore elektronike dhe qese farmaceutike për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike në doza. Këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 automjete dhe 14 celularë, që dyshohet se janë përdorur për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks