Ballina Kronike EKSKLUZIVE/ Zbulohet ambjent i mbyllur i përshtatur për kultivimin e drogës në...

EKSKLUZIVE/ Zbulohet ambjent i mbyllur i përshtatur për kultivimin e drogës në Vau-Dejës, shoqërohen 12 persona

Një operacion policor është zhvilluar në zonën e Vau-Dejësit, ku është zbuluar një ambient i përshtatur, i cili dyshohet se përdorej për kultivimin e bimëve narkotike. Burime për newspower.al bëjnë me dije se gjatë kontrollit në ambientet e këtij objekti, policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, e dyshuar se ishte bërë gati për shitje, si dhe një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të mbjella në vazo. Në kuadër të këtij operacioni, newspower.al meson se 12 persona janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë./newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks