Ballina Aktualitet Shkon në 2585 Ha sipërfaqja e përmbytur në Shkodër

Shkon në 2585 Ha sipërfaqja e përmbytur në Shkodër

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 14.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën14.00,shënon kuotën 7.57 m.(Kuota max 8.70 m).

• Hidrometri i lumit Drin në orën 14.00,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 2585Ha

Nj.A. Ana Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2. Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 170Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

2Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 70cm ujë.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

Familje të evakuara:

Janë 36 familje të evakuara, gjithsej 159 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 përsona)

Lagja Nr.4,  3 familje (7 përsona)

Lagja nr. 1,  2 familje ( 7 përsona)

Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 515 banesa:

1. Guri I Zi 250 banesa

2. Bërdicë 180 banesa, nga kto 20 ne biznese

3. Lagja Nr.4, 15 banesa

4. Lagja nr. 1, 70 banesa

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks