Një konflikt mes disa të dënuarve është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Reç, në Shkodër. Pas incidentit, autoritetet kanë ndërhyrë duke ushtruar kontrolle në ambientet e institucionit.
Sipas informacioneve paraprake, kontrollet janë kryer nga AMSEVP-ja, gjatë të cilave janë konstatuar edhe sende të ndaluara. Ende nuk janë zbardhur detaje të tjera mbi këtë konflikt.






