Kristina Çupi, 35 vjeçarja nga Shkodra kërkon ndihmën e shqiptarëve.
Në moshën kur duhet të mendonte për të ardhmen dhe ëndrrat e vajzës së saj, Kristina Çupi po përballet me betejën më të vështirë të jetës: luftën kundër kancerit. 35-vjeçarja është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit, me një tumor 4 centimetra. Sëmundja e ka detyruar të ndërpresë punën, duke e lënë përballë një realiteti edhe më të vështirë. Ajo jeton me qira dhe rrit e vetme vajzën e saj 13-vjeçare.
Por mes frikës, dhimbjes dhe vështirësive ekonomike, Kristina ka një dëshirë që e mban të fortë: të marrë trajtimin e nevojshëm, të jetë pranë së bijës dhe ta shohë atë të rritet. Shpenzimet e trajtimit, ilaçet, spitali, qiraja dhe nevojat e përditshme janë bërë një barrë e rëndë për të. Për këtë arsye, është ndërmarrë një fushatë solidariteti për ta ndihmuar Kristinën të përballojë këtë betejë.
Sot, ajo ka nevojë për ne!
Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëhet një ndihmë e madhe për Kristinën dhe vajzën e saj. Le t’i japim një dorë në këtë moment të vështirë dhe ta ndihmojmë të mos e përballojë e vetme këtë luftë.
❤️ Le të bëhemi bashkë për Kristinën!
Çdo ndihmë ka vlerë. Çdo donacion është një shpresë më shumë.
LINKU PER TA NDIHMUAR:
https://gofund.me/bd4095806






