Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 10.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 10.00,shënon kuotën 7.58 m.(Kuota max 8.70 m).
• Hidrometri i lumit Drin në orën 10.00,shënon kuotën 7.60m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 2405Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
2. Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm.
3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 140 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
2. Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka prezence uji.
3. Buna ka deportuar në Urrelat e Shirqit
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.
Familje të evakuara:
Janë 32 familje të evakuara, gjithsej 139 përsona, kryesisht nga Njësitë Administrative :
Nj. Administrative Guri I Zi, 15 familje (57 përsona)
Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 përsona)
Lagja Nr.4, 3 familje (7 përsona)
Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 përsona)
Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .
Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 590 banesa:
1. Guri I Zi 250 banesa
2. Bërdicë 210 banesa, nga kto 40 ne biznese
3. Lagja Nr.4, 30 banesa
4. Lagja nr. 1, 100 banesa
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.






