Edhe këtë të premte kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur ftesën e dialogut me studentët që prej më shumë se 20 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij.
Në tryezën e gurtë gjashtëkëndore që ka nxjerrë prej më shumë se dy javësh para kryeministrisë, ai ka vendosur letrat me mbishkrimin “dialog” po studentët e kanë refuzuar vazhdimisht atë.
Një ditë më parë krah ambasadores së BE-së, Rama njoftoi se sot do të hapë një dritare të re dialogu me të gjithë ata që duan në bisedojnë me të, ndërsa refuzoi dorëheqjen e tij.






