Është shembur ura vjetër e Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës, për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Drin.
Sasia e madhe e ujit ka marrë me vete strukturën e mbetur metalike, ndërsa momenti i rrëzimit të një pjese të saj është kapur edhe në kamera.
Edhe pse nuk përdorej më për kalimin e automjeteve, ajo duket se sot është “dorëzuar” para Drinit.








