Ballina Sport Tre gola dhe polemika! Vora rikthehet te fitorja dhe mposht Vllazninë

Tre gola dhe polemika! Vora rikthehet te fitorja dhe mposht Vllazninë

Vora ka mposhtur Vllazninë, në ndeshjen e vlefshme të javës së 9-të të “Abissnet Superiore. Sfida e cila u zhvillua në stadiumin e Vorës, përfundoi 2-1 në favor të vorakëve.

Kashari shënoi të parin për ekipin e Arjan Bellai dhe me shifrat minimale 1-0 u mbyll dhe pjesa e parë. Në të dytën, Vora gjen dhe golin e dytë falë një kundërsulmi “vrastar” që përfundon me konkretizimin e Dakës. Vllaznia reagon me Balajn i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90-të, mirëpo nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga kjo përballje.

Duhet thënë se nga të dyja kampet pati shumë raste për shënim, por mungoi efikasiteti para portës. Me fitoren 2-1, Vora shkon në vendin e 5-të me 11 pikë, ndërsa Vllaznia përfundon e 9-ta në klasifikim me 9 në total.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks