Ballina Aktualitet Begaj telefonatë me prefekten e Shkodrës, informohet për situatën e motit të...

Begaj telefonatë me prefekten e Shkodrës, informohet për situatën e motit të keq në qark

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një telefonatë me Prefekten e Shkodrës, Majlinda Angoni.

Zyra e Presidencës bëj me dije se Begaj u informua në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq në Qarkun Shkodër.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj në një telefonatë me Prefekten e Shkodrës Znj. Majlinda Angoni u informua në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq në Qarkun Shkodër. Veçanërisht ai shprehu shqetësim për ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe, ku ujërat e rrëmbyera kanë marrë para makinën me tre persona në të dhe për fat të mirë me ndihmën e një banori të zonës ka arritur të shpëtojë vajza. Presidenti i Republikës i shpreh mbështetjen kësaj familjeje. Njëkohësisht Presidenti Begaj inkurajoi dhe mbështeti forcat Renea, ato të emergjencave civile, si dhe Forcat e Armatosura të cilat ndodhen në vendngjarje në kërkim të babait e djalit, por gjithashtu kërkoi përpjekje maksimale për të ndihmuar çdo familje në rrezik nga ky mot ekstrem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks