Agjencia për Media dhe Informim përgënjeshtroi sot lajmet që po qarkullojnë në rrjetet sociale për një rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit në 8 euro. Sipas MIA-s, nuk ka asnjë vendim apo plan për ndryshimin e tarifës aktuale.
“E pavërtetë Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë”, theksoi MIA. MIA shtoi se “nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale”.
Edhe ministri i energjisë dhe ingrastruktrues Enea Karakaçi e quajti të pavertetë si lajm.






