Ballina Kronike Lezhë/ Plagosi me armë zjarri 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari...

Lezhë/ Plagosi me armë zjarri 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është ndaluar në pikën kufitare të Rinasit, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për Klodian Ndojin, banues në fshatin Sanxhak, i cili akuzohet se në muajin korrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri të riun V. P., 22 vjeç, dhe më pas i ka vjedhur automjetin.

Në muajin gusht, Gjykata e Lezhës i kishte caktuar 47-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndalimi i tij u bë falë koordinimit mes specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Policisë Kufitare në Rinas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks