Shoqëria Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër, njofton qytetarët se, ditën e nesërme, e premte, 23.10.2026, për shkak të remontit të linjave elektrike nga Njësia e Tensionit të Lartë, Rajoni i Veriut, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa stacione të ujit të pijshëm, çka mund të sjellë kufizime të përkohëshme në furnizimin me ujë, në oraret:
Nga ora 09:00 deri në 12:00
Ndërprerja do të prekë stacionet e ujit të pijshëm Dobraç, duke ndikuar në furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Shkodrës.
Nga ora 12:00 deri në 15:00
Ndërprerja do të prekë stacionet e ujit të pijshëm Drisht, Mes-Myselim, Bardhaj dhe Hot i Ri, duke ndikuar në furnizimin me ujë të pijshëm në zonat përkatëse.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimet e përkohshme që mund të krijohen gjatë këtij intervali kohor.






