Një makine, dyshohet se e ka marrë uji në zonën e Bogë pranë Përroit të Thatë. Pjetër Gjoka që drejtonte mjetin po udhëtonte me makinë së bashku me 2 fëmijët e tij. Alarmin e kanë dhënë të afërmit e drejtuesit. Në lidhje me këtë ngjarje janë vënë në dijeni forcat e policisë. Priten të mësohen të tjera detaje.






