Ballina Kronike Shëngjin, plagoset me thikë taksisti / Policia identifikon dhe shpall në kërkim...

Shëngjin, plagoset me thikë taksisti / Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Lezhë, plagoset me thikë një taksist në rrethrrotullimin e Shëngjinit, autori në kërkim

Një 50-vjeçar, me profesion taksist, është plagosur me thikë në bark në rrethrrotullimin e Shëngjinit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:08, ndërsa sipas informacionit paraprak të policisë, taksisti është goditur me mjet prerës nga një 65-vjeçar.

I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar është shpallur në kërkim. Sipas policisë, ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks