Ballina Aktualitet Shkodër, investime në dy shkolla: “Skënderbej” rikonstruktohet, ndërhyrje edhe te “Oso Kuka”

Shkodër, investime në dy shkolla: “Skënderbej” rikonstruktohet, ndërhyrje edhe te “Oso Kuka”

Dy institucione arsimore në Shkodër do të përfitojnë investime për përmirësimin e infrastrukturës, konkretisht shkolla “Skënderbej”, e cila do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, dhe gjimnazi “Oso Kuka”, ku do të ndërhyhet në mjediset sportive.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila ka njoftuar se këto janë dy nga 39 investimet e reja të parashikuara për institucionet arsimore në të gjithë vendin. Financimi nga qeveria do të bëhet pas përgatitjes së projekteve përkatëse nga bashkitë.

Ndërhyrjet synojnë përmirësimin e kushteve për zhvillimin e procesit mësimor, si dhe krijimin e ambienteve më të përshtatshme për nxënësit dhe mësuesit. Investimet pritet të ndikojnë edhe në përmirësimin e hapësirave sportive, duke krijuar kushte më të mira për aktivitetet fizike të nxënësve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks