Ballina Aktualitet Rama zgjohet “luan” pas miratimit të reformës territoriale: I kërkova Zotit paqe,...

Rama zgjohet “luan” pas miratimit të reformës territoriale: I kërkova Zotit paqe, Ai më solli stuhitë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas miratimit të reformës së re administrativo-territoriale në Kuvend, duke publikuar një video, ku shfaqet një luan dhe shoqërohet me një mesazh mbi forcën, sprovat dhe largimin e njerëzve nga jeta. Publikimi vjen pas një seance maratonë prej rreth 14 orësh në Parlament, ku reforma u miratua pak pas mesnate, mes debateve dhe tensioneve mes mazhorancës dhe opozitës.

Në videon e publikuar, mesazhi përcjell idenë se vështirësitë dhe pengesat nuk janë domosdoshmërisht barriera, por sprova që forcojnë karakterin dhe përgatisin njeriun për sfidat e ardhshme. “Ai nuk po ma bënte jetën më të lehtë. Po më bënte më të fortë”, thuhet ndër të tjera në tekstin që shoqëron pamjet.

Mesazhi i Ramës:

I kërkova Zotit dashuri. Ai largoi njerëz nga jeta ime. I hutuar, e pyeta: “Pse?”

Sepse jo të gjithë ata që ecin pranë teje janë të destinuar të ecin bashkë me ty. Unë nuk do të lejoj kurrë që njerëzit e gabuar të të pengojnë të përmbushësh qëllimin që kam për ty.

I kërkova paqe. Ai lejoi të vinin stuhitë. Unë qava dhe e pyeta: “Pse?”

Sepse paqja nuk është mungesa e stuhive, por forca për të qëndruar i palëkundur ndërsa ato tërbohen.

I kërkova forcë. Ai më dha barra për të mbajtur. I zhgënjyer, e pyeta: “Pse?”

Forca nuk të dhurohet, por ndërtohet. Ashtu si hekuri kalitet në zjarr dhe merr formë nga goditjet e çekanit, edhe karakteri yt formohet nga gjithçka që përballon.

I kërkova një rrugë më të lehtë. Ai vendosi një mal përpara meje.

I rraskapitur, pëshpërita: “Pse?”

“Sepse këmbët më të forta formohen duke u ngjitur, jo duke qëndruar në vend.”

Atëherë kuptova. Zoti nuk po i shpërfillte lutjet e mia. Ai po u përgjigjej në një mënyrë tjetër nga ajo që prisja. Ai nuk po ma bënte jetën më të lehtë. Po më bënte më të fortë.

Nuk mora jetën që kërkova. Mora jetën që do të më përgatiste për atë që më pret përpara.

Sepse rehatia rrallëherë na ndryshon. Zjarri e pastron hekurin. Sprovat e forcojnë besimin.

Përballoje zjarrin. Zoti ende po të formon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks