Ballina Aktualitet Alarm per bombe ne Gjykaten e Shkodres, stafi dhe qytetaret dalin me...

Alarm per bombe ne Gjykaten e Shkodres, stafi dhe qytetaret dalin me shpejtesi jashte mjediseve!

Alarm pranë bashkive dhe institucioneve shteterore, mbërrin email kërcënues duke u hequr si përfaqësues i Milicisë Serbe Një email kërcënues ka mbërritur këtë të premte në të gjitha adresat zyrtare të Shqipërisë, përfshirë edhe gjykatën e Shkodrës. Stafi dhe punonjësit kanë dalë me shpejtësi jashtë mjediseve.

Dërguesi identifikohet si drejtues i Milicisë Serbe dhe bën thirrje që Kosova të njihet si pjesë e serbisë, ndryshe objektet do të hidhen në erë me lëndë shpërthyese.

“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush.

Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi.

Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË” – thuhet në e-mailin kërcënues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks