Vllaznia ka zyrtarizuar emërimin e Csaba László në krye të pankinës shkodrane. Trajneri hungarez rikthehet në një aventurë të re, duke sjellë me vete një eksperiencë të gjerë ndërkombëtare.
László ka drejtuar ekipe në Bundesligë, Skoci, Belgjikë dhe Hungari, ndërsa ka pasur gjithashtu eksperiencë në drejtimin e dy Kombëtareve.
Në karrierën e tij, tekniku hungarez është vlerësuar edhe me çmime individuale, duke fituar titullin “Trajneri i Vitit” në Skoci dhe “Trajneri i Vitit” në Hungari.
Me eksperiencën, personalitetin dhe ambiciet e tij, Csaba László nis tashmë një kapitull të ri në Shkodër, me objektiva të reja në drejtimin e Vllaznisë.
🔴🔵 Mirë se erdhe në Shkodër, Mister!






