Një person është paraqitur i plagosur në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve nga spitali, i plagosuri ka plagë në pjesën e barkut.
Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Lezhës, ai është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë trajtim të specializuar. Deri në këto momente, nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një informacion zyrtar nga policia.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.






