Bashkia Vau i Dejës ka hedhur një hap të ri drejt forcimit të marrëdhënieve me qytetin italian të Perugias, përmes një takimi institucional që synon konkretizimin e një bashkëpunimi dhe binjakëzimi mes dy bashkive.
Kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, zhvilloi një takim në Perugia me Kryetaren e Bashkisë, Vittoria Ferdinandi, ku në fokus ishte krijimi i një marrëdhënieje të qëndrueshme bashkëpunimi mes dy njësive vendore.
Në takim morën pjesë përfaqësues të Bashkisë Vau i Dejës, përfshirë Kryetarin e Këshillit Bashkiak, sekretarin dhe këshilltarë të Këshillit Bashkiak, Zëvendëskryetaren e Bashkisë, si dhe Drejtoreshën e Financës. Diskutimet u përqendruan në mundësitë konkrete për shkëmbim eksperiencash dhe bashkëpunim institucional.
Statusi i kryetarit bashkise Kristian Shkreli:
Në zemër të Italisë, Bashkia Vau i Dejës hedh një hap të ri drejt forcimit të marrëdhënieve me një prej qyteteve të më të rëndësishme të rajonit të Umbrias.
Takimi në Perugia me Kryetaren Vittoria Ferdinandi synoi konkretizimin e një bashkëpunimi që pritet të marrë formë përmes binjakëzimit të dy bashkive.Në takim morëm pjesë sëbashku me Kryetarin e Këshillit Bashkiak, sekretarin dhe këshilltarë të Bashkisë! Zv Kryetaren e Bashkisë Vau i Dejës, si dhe drejtoresha e Financës, duke sjellë në tryezë mundësi konkrete për shkëmbim eksperiencash dhe bashkëpunim institucional.
Binjakëzimi synon të shkojë përtej një marrëveshjeje formale, duke krijuar ura të reja në kulturë, turizëm, ekonomi, administrim vendor dhe promovimin e vlerave të dy territoreve. Për Vau-Dejësin, ky bashkëpunim është një mundësi e mirë për të sjellë eksperiencën italiane më pranë zhvillimit lokal dhe njëkohësisht për të prezantuar potencialet e zonës shqiptare.
Nga ana tjetër, lidhja me Perugian hap mundësi për projekte të përbashkëta, shkëmbime mes institucioneve, komuniteteve dhe strukturave lokale, duke e kthyer binjakëzimin në një instrument për zhvillim dhe promovim të ndërsjellë.
🤝🇦🇱🇮🇹
#BashkiaVauDejës
#comunediperugia






