Ballina Kronike Aksident tragjik në Athinë/ Tre të rinj nga Fieri humbin jetën, dy...

Aksident tragjik në Athinë/ Tre të rinj nga Fieri humbin jetën, dy të tjerë plagosen

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Glyfada të Athinës, ku kanë humbur jetën tre të rinj nga Fieri, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së enjtes, kur automjeti me pesë të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një hoteli. Sipas raportimeve të mediave greke, dyshohet se makina është përplasur fillimisht me një tjetër automjet, duke humbur më pas kontrollin.

Mes viktimave janë një 26-vjeçar dhe një 23-vjeçar, ndërsa identiteti i viktimës së tretë ende nuk është konfirmuar. Dy të plagosurit janë 18-vjeçarë. Autoritetet po hetojnë edhe mundësinë që të rinjtë të kenë qenë duke regjistruar një video për TikTok në momentin e aksidentit. Nuk përjashtohet mundësia që pamjet të kenë fiksuar edhe çastet e përplasjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks