Ballina Kronike Koplik/ Lokal për lojëra fati dhe lëndë narkotike, arrestohet 47-vjeçari, në kërkim...

Koplik/ Lokal për lojëra fati dhe lëndë narkotike, arrestohet 47-vjeçari, në kërkim administratori

Screenshot

Finalizohet në Malësinë e Madhe operacioni policor i koduar “MULTIGAMES”, gjatë të cilit është zbuluar një lokal në qytetin e Koplikut, i përshtatur për lojëra fati dhe ku, sipas Policisë, dyshohet se shitej lëndë narkotike.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe një grirëse që dyshohet se përdorej për përpunimin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë Alban K., 47 vjeç, banues në Koplik dhe punonjës i lokalit.

Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim E. C., 51 vjeç, banues në Koplik dhe administrator i lokalit. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm dhe përgjegjësive të personave të përfshirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks