Ballina Kronike Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Lezhës nis hetim për parregullsi në...

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Lezhës nis hetim për parregullsi në votime

Prokuroria e Lezhës ka nisur një hetim për dyshime mbi parregullsi gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025 në qarkun e Lezhës. Procedimi penal mban numrin 603 dhe është regjistruar në vitin 2026, pas një referimi të bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në fokus të hetimit janë dyshimet për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e parashikuar nga neni 327/a i Kodit Penal.

Për të verifikuar mënyrën se si është zhvilluar procesi i votimit, organi i akuzës i është drejtuar KQZ-së me kërkesë për sekuestrimin dhe vënien në dispozicion të dokumentacionit zgjedhor për 12 qendra votimi në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin.

Në Bashkinë Lezhë, hetimi përfshin QV-të 0686/00, 0697/00, 0697/01, 0704/00, 0705/01, 0712/00, 0717/00, 0749/00 dhe 0749/01.

Në Mirditë janë përfshirë QV 0808/00 dhe 0891/00, ndërsa në Kurbin QV 0847/01.

Prokuroria kërkon kopje të njehsuara të listave të zgjedhësve, ku janë evidentuar personat që kanë marrë pjesë në votim, së bashku me nënshkrimet e tyre.

Këto materiale pritet të analizohen për të verifikuar nëse gjatë procesit ka pasur probleme me identifikimin e zgjedhësve, parregullsi në nënshkrime apo raste ku një person mund të ketë votuar më shumë se një herë.

Hetimi është në fazën e verifikimit të dokumentacionit dhe, deri në këtë pikë, bëhet fjalë për dyshime që po hetohen nga Prokuroria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks