Ballina Politike Këshilli bashkiak i Fushë Arrëzit kundër bashkimit me Pukën: Largon shërbimet nga...

Këshilli bashkiak i Fushë Arrëzit kundër bashkimit me Pukën: Largon shërbimet nga qytetarët

Screenshot

Me një vendim unanim, Këshilli Bashkiak i Fushë-Arrëzit ka votuar kundër shkrirjes së kësaj bashkie. Kryebashkiaku Hil Curri u shpreh se vendimi i këshillit duhet të respektohet dhe mund të rrëzohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese dhe jo me vendim qeverie. Curri theksoi se edhe vetë Bashkia e Pukës ka dalë me një vendim ku e kundërshton bashkimin me Fushë-Arrëzin, ndërsa shtoi se nuk është dëgjuar komuniteti për shkrirjen e bashkisë.

Edhe këshilltarët kanë deklaruar se shkrirja e Bashkisë Fushë-Arrëz do të largonte shërbimet nga qytetarët dhe do të sillte shpopullimin e zonës. Më herët në këtë zonë ka pasur edhe një protestë nga qytetarët, që kundershtojnë propozimin e socialistëve që Fushe Arrezi të bashkohet me Puken.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks