Ballina Sport ‘Ke shitur ndeshje!’ Akuza të forta në Shkodër, replikon presidenti i Vllaznisë:...

‘Ke shitur ndeshje!’ Akuza të forta në Shkodër, replikon presidenti i Vllaznisë: Shko në prokurori

Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri reagoi sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët u dënuan në total me 81 vite burg. Në reagimin në rrjetet sociale Xhaferri shprehu mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së, duke deklaruar se ‘Gjykata e Hagës është për turp’. Mirëpo në reagimin e tij një tifoz hodhi akuza të rënda, që nuk kishin të bënim me çështjen, por me situatën e klubit të Vllaznisë, që renditet e fundit pas 4 javëve në Superligë.

“O mos fol për turpin e Hagës, por fol për turpin që po i bën Vllaznisë duke shitur ndeshje dhe duke e vendosur aty ku nuk e meriton ky emër. Ose merru me politikë sepse nuk na duhet neve politika, por Vllaznia,”- shkruhet në koment.

Ky reagim nuk kaloi pa u vënë re nga Xhaferri, i cili iu kthye komentuesit me fjalët:

“Nëse ke prova dhe argumente të tilla shko në prokurori. Në të kundërt je një kokërr shpifësit dhe mashtruesit,”-replikon Xhaferri.

Në merkaton e verës Vllaznia pësoi shumë ndryshime në skuadër, ndërsa ndeshjet e fundit u mposht 2-1 nga Laçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks