Ballina Kulture Rikthehet në skenë “Këshilli i Ndrikullave”/ Aktori dhe regjisori Sander Ruçi bën...

Rikthehet në skenë “Këshilli i Ndrikullave”/ Aktori dhe regjisori Sander Ruçi bën bashkë emra të spikatur për këtë komedi

57 vite më parë, me 19 tetor 1969, spektatori Shkodran shijoi premierën e komedisë me dy pjesë ” Këshilli i Ndrikullave” me autor: Sheri Mita dhe regji të Serafin Fanko. Me një sukses të jashtëzakonshëm, ku në skenë ngjiti kolosët e estradës së Shkodrës, shfaqja u dha 88 herë, me një numër rekord spektatorësh.

Sot pas më shumë se 5 dekadash, ajo do të rikthehet në teatrin “Migjeni”, tërësisht e rikonceptuar dhe me risi nga mjeshtri i madh Sander Ruçi. Krah tij në skenë do të ngjiten aktorë profesioniste dhe brezi i ri, duke ndërthurur elemente të vecantë skenike. Regjisori Ruçi shprehet se ky projekt përfaqëson një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij artistike.

Do të jetë një punë e gjatë dhe intensive, por trupa është optimiste për produktin që do të sjellë në skenë për publikun.

Premiera do të ngjitet në skenën e Teatrit “Migjeni” në shkurt të vitit 2027, si një rikthim i një ngjarje të rëndësishme artistike për Shkodrën.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks