Edhe në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër ka nisur viti i ri shkollor, duke u ofruar personave të privuar nga liria një tjetër mundësi për arsimim, zhvillim dhe përgatitje për të ardhmen.
Në kuadër të programeve të edukimit dhe formimit profesional, të dënuarit do të vijojnë të marrin pjesë në aktivitete mësimore, duke përfituar njohuri dhe aftësi që mund t’u shërbejnë në jetën pas përfundimit të dënimit.
Procesi arsimor shihet si një komponent i rëndësishëm i rehabilitimit, duke synuar jo vetëm zhvillimin personal dhe profesional të të dënuarve, por edhe përgatitjen e tyre për rikthimin dhe riintegrimin në shoqëri.
Arsimi mbetet një prej instrumenteve kryesore për ndryshim dhe krijimin e mundësive të reja, edhe për personat që ndodhen në kushtet e privimit të lirisë.






