Pas përballjes me zjarret, disa fshatra të Pukës kanë pësuar dëme në të mbjella dhe infrastrukturë dhe si pasojë e rrebeshit të shirave dhe breshrit që përfshiu zonën.
Dëmet më të mëdha në bujqësi janë shkaktuar në fshatin Prozhëm atje ku fermerët thon se iku dëm gjithë mundi i verës me tokën.
Bibë Biba është ndër ata pak banorë që kan mbetur ende në fshatin e thellë malor. Ai thot se dëshira për të ndihmuar të birin student e kishte bërë të punonte fort për të shitur disa nga prodhimet në fshat duke sfiduar të gjithë vështirësit e jetës atje, por stuhia e një nate më parë duket se nuk ja lejoi prodhimet që priste.
Cdo gje thuajse ka shkuar dëm e mbi te gjitha lodhja dhe përballja me sfidat e të moshuarit. Biba thot se misrin e kishte të shitur, por duket se dëmet e shkaktuara nga breshri nuk ja lejuan fitimin prej tij, pasi ende pa u pjekur ai u thye në pjesen më të madhe te tij. Rrebeshi i shirave në formë stuhie ka shkaktuar dëmë në një sër zonash rurale të Pukës, teksa fermerët humben një pjesë të prodhimeve të tyre, ndërsa dëmë u shkaktuan dhe në infrastrukture.






