Ballina Kronike Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në qendër të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë Shkodër, në zonën e njohur si “Pallati i Kinezëve”.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Paraprakisht bëhet me dije se janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e shpërthimit, si dhe për të identifikuar autorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks