Ballina Aktualitet Defekt në linjën e ujësjellësit, ndërprerje uji dhe rënie presioni në disa...

Defekt në linjën e ujësjellësit, ndërprerje uji dhe rënie presioni në disa zona të Shkodrës. UKQ Shkodër del me njoftim

Një defekt i identifikuar në linjën e transmetimit të furnizimit me ujë në zonën e Lagjes Guerrile ka sjellë kufizime të pjesshme në furnizimin me ujë në disa zona të qytetit. Sipas njoftimit të Ujësjellësit, situata mund të shkaktojë ndërprerje të përkohshme të furnizimit ose rënie të presionit të ujit.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Si pasojë e një defekti të identifikuar në linjën e transmetimit të furnizimit me ujë në zonën e Lagjes Guerrile, për riparimin e menjëhershëm të tij nga grupet tona të punës, do të ketë kufizime të pjesshme të cilat mund të sjellin ndërprerje të furnizimit me ujë ose rënie të presionit në disa zona të qytetit. Grupet tona të punës ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit me ujë në normalitet.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks