Ballina Kronike Të shtëna me armë zjarri në Pukë! Dyshohet se kultivuesit e kanabisit...

Të shtëna me armë zjarri në Pukë! Dyshohet se kultivuesit e kanabisit qëlluan pasi pikasën efektivët e Policisë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Pukë, në zonën e njohur si “Hamalla e Dedës”, pranë fshatit Qafë T’Mugu, në Qelëz. Sipas burimeve policore, në këtë zonë po monitorohej një parcelë e dyshuar me kanabis nga një skuadër policie. Dyshohet se efektivët janë pikasur nga personat që merreshin me kultivimin e drogës, të cilët më pas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Pas të shtënave, efektivët kanë kërkuar përforcime për të vijuar kontrollet në terrenin e thellë malor. Në zonë është nisur edhe një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia vijon operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks