Ballina Kronike I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, plagoset 39-vjeçari në Velipojë

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, plagoset 39-vjeçari në Velipojë

Velipojë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë, dyshohet se, gjatë zbritjes nga karroceria e një mjeti lundrues në pronësi të tij, shtetasit E. N., 39 vjeç, i ka shpërthyer aksidentalisht tubi i gazit të këtij mjeti lundrues.

Si pasojë, 39-vjeçari ka pësuar djegie në trup. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Shkodër, ai po transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks