SPAK ka ndërmarrë sot një aksion për tjetërsimin e pronave në Lezhë.
Raportohet se disa zyrtarë janë ndaluar.
Burime për Ora News bëjnë me dije se një sipërfaqe e madhe toke është vënë nën sekuestro me vendim të SPAK.
Aksioni i SPAK për tjetërsimin e pronave në Lezhë është ende në vijim, ndërsa informacionet janë të rezervuara.
Më herët ish-kryebashkiaku i Lerzhës Fran Frrokaj u dënua me tre vjet burg me 28 tetor 2022 për tjetërsim të pronave në Ranën e Hedhun.
Gjykata gjeti fajtor dhe 16 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin, por duke bërë disa ndryshime nga vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.






