Deputeti Kliti Hoti ka reaguar publikisht duke ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si, sipas tij, po zhvillohen kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoti deklaron se ka marrë dhjetëra mesazhe nga qytetarë dhe përfaqësues biznesesh, të cilët pretendojnë se grupe inspektimi të ardhura nga Tirana po ushtrojnë presion ndaj bizneseve, veçanërisht atyre që operojnë në sektorin e turizmit.
Statusi i plote:
AKU nga garant i sigurisë ushqimore në gjobëvënës në Shkodër?
Po marr dhjetëra mesazhe nga qytetarë dhe biznese që denoncojnë se grupe inspektimi të ardhura nga Tirana po ushtrojnë presion ndaj bizneseve në Shkodër, veçanërisht atyre të sektorit të turizmit, duke u kërkuar ryshfete që, sipas denoncimeve, arrijnë deri në 5.000 euro.
I bëj thirrje organeve ligjzbatuese dhe institucioneve përgjegjëse të hetojnë menjëherë këto denoncime dhe të vendosin para përgjegjësisë këdo që rezulton se ka abuzuar me detyrën.






