Ballina Kronike Përplasi për vdekje ish- kunatin, dënohet me 30 vite burg 32 vjeçari

Përplasi për vdekje ish- kunatin, dënohet me 30 vite burg 32 vjeçari

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 30-vite burg Albert Kacen, i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë, ngjare e ndodhur në vitin 2019-të.

32-vjeçari u gjet fajtor për vepren “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar”.

Vendimi u dha në mungesë nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin e të pandehurit me 35-vite burg.

Babai i viktimes Preng Mena paralajmeroi ankimin të vendimit në Gjykaten e Apelit në Shkodër, duke akuzuar policinë dhe prokurorinë se nuk kanë hetuar siç duhet duke fshehur provat.

Ai kërcenon me vetëgjyësi nëse nuk do ndëshkohen dhe tre përsonat e tjere që sipas tij janë bashkëpunëtor në vrasjen e djalit të tij Ylli Mena.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra. 

Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezulton se ngjarje ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin Albert Kaca. 

Autori dhe viktima kishin patur konflikte më njëri tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaca, i cili prej tre vitesh vijon të jetë në arrati pasi nuk është arritur të prangoset nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks