Ballina Sociale Ministria e Shëndetësisë, platformë online për rekrutimin e mjekëve shqiptarë nga diaspora

Ministria e Shëndetësisë, platformë online për rekrutimin e mjekëve shqiptarë nga diaspora

Mjekët shqiptarë që jetojnë dhe ushtrojnë profesionin jashtë vendit kanë tashmë një mundësi të re për t’u bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik në Shqipëri, përmes një platforme të re online të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në një postim të Kryeministrisë në rrjetet sociale bëhet me dije se kjo platformë synon të lehtësojë rikthimin dhe angazhimin e mjekëve shqiptarë të diasporës në sistemin shëndetësor të vendit.

Sipas udhëzimeve, aplikimi tashmë kryhet tërësisht online, duke e bërë procesin më të thjeshtë, më të shpejtë, më transparent dhe lehtësisht të aksesueshëm për profesionistët që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Kjo nismë synon të forcojë lidhjet me mjekët shqiptarë në Diasporë, të krijojë mundësi për rikthimin e tyre në vend dhe të pasurojë sistemin publik shëndetësor me përvojën dhe ekspertizën e fituar në institucione shëndetësore ndërkombëtare.

Platforma përfaqëson një hap të ri në përpjekjet për modernizimin e shërbimeve dhe krijimin e mekanizmave më efikasë për rekrutimin e profesionistëve të shëndetësisë, duke lehtësuar komunikimin dhe procedurat e aplikimit për mjekët shqiptarë jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks