Ballina Aktualitet U dënua për dhunë në familje, 34-vjeçarja arrestohet në Rinas dhe dërgohet...

U dënua për dhunë në familje, 34-vjeçarja arrestohet në Rinas dhe dërgohet në burg me foshnjën 7-muajshe

Një 34-vjeçare është arrestuar në Aeroportin e Rinasit, menjëherë pas mbërritjes nga Gjermania, për të ekzekutuar një dënim me 2 muaj burg të dhënë në mungesë për veprën penale të dhunës në familje ndaj vjehrrit.

Arrestimi u shoqërua me vështirësi për shkak të tre fëmijëve të mitur që ndodheshin me të, njëri prej të cilëve vetëm 7 muajsh, ndërsa dy të tjerët janë 2 dhe 4 vjeç. Sipas burimeve, 34-vjeçarja kërkoi që fëmijët të qëndronin me të, duke deklaruar se nuk kishte kujt t’ua linte.

Pas procedurave, autoritetet vendosën që gruaja të dërgohej në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë, ndërsa foshnja 7-muajshe mbeti me të. Fëmija 2-vjeçar pritet t’i bashkohet nënës në institucion gjatë ditës së nesërme, ndërsa për fëmijën tjetër janë marrë masa për kujdesin e tij nga familjarët.

Sipas gazetares Anila Hoxha, dënimi prej 2 muajsh përfshihet në ligjin e amnistisë, por autoritetet kanë vlerësuar se 34-vjeçarja i ishte shmangur ekzekutimit të vendimit, ndaj urdhri i arrestit u zbatua pas kthimit të saj në Shqipëri.

Statusi i gazetares Anila Basha:

Një 34 vjecare ka qenë gjatë gjithë ditës së sotme një ushtrim I vështirë për autoritetet. Jo sepse ajo ishte e kërkuar dhe u arrestua sapo mbërriti në aeroport. Jo sepse ishte e rrezikshme. Por për shkak të fëmijve , njëri 4 vjec i sëmurë, tjetri 2 vjec dhe më I vogli afro 7 muajsh. Në kthim e sipër nga Gjermania ku kishte lindur dy më të vegjëlit, gruaja duhej arrestuar; sepse duhet të shlyente 2 muaj burg të shpallura në mungesë ndaj saj.
Akuza – dhunë në familje ndaj vjehrrit
Problemi për policinë, më pas për prokuroren që lëshoi urdhërin e egzekutimit e më pas për burgjet ishte, ku do venin fëmijët e saj? Nëna kërkonte me insistim që fëmijët të qëndronin me të, sepse sipas saj nuk kishte ku ti linte.
Së paku fëmijën më të vogël, ma lini – u lut ajo.
Por edhe 2 vjecarin dua ta kem pranë u përgjërua. Po edhe të tretin se është sëmurë
Prokurorja mat, vendimi duhej egzekutuar , gruaja duhet të shlyejë 2 muajt e burgut
Kuptohet , policia zbaton nuk diskuton dot. Gjykata nga ana tjetër ka folur me kohë.
Deri sa mbërriti babai, dhe gjyshi – edhe ai donte që gjendja të zgjidhej
Po si te vepronin autoritetet se ligji do bindje, gruaja duhet të mbyllej në burg
Askush nuk e diskutoi që dënimi prej 2 muaj burg , përfshihet në ligjin e amnistisë. Por u vlerësua se i është shmangur dënimit. Ndaj burg
Zgjidhja; gruaja përfundoi në Pojskë
Policët u ligështuan dhe qanë pak bashkë me të rruges Tirane – Pogradec.
Te voglin ja lane ne gji , fëmija tjeter 2 vjec pritet ti dorëzohet neser ne burg.
Vjehrri natyrisht e ka falur
Edhe shteti me gjase e ka falur me amnistinë, por ajo sonte është në burg , në pritje ti bashkohet nesër edhe fëmija tjeter
Ja pra ligjet funksionojnë….

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks