Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar ndaj vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Theth, duke e akuzuar se po rikthehet në zonë një vit pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje. Sipas Spahisë, Rama u kërkoi më herët banorëve të investonin në pronat e tyre, ndërsa më pas, sipas tij, ndërhyri me prishje që dëmtuan investimet e familjeve thethiane.
Statusi:
KRIMINELI KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT!
Sot Rama shkel në Theth, fiks një vit pasi lëshoi fadromat si bishë mbi kursimet e një jete të thethianëve. Ky është kulmi i pabesisë: i ftoi vetë të ktheheshin e të investonin djersën e kurbetit, vetëm për t’i tërhequr zvarrë e për t’ua bërë rrafsh mundin.
Tani paska fytyrë të vijë e të shesë “Paketën e Maleve”? Mos u gënjeni nga ky mashtrim i pabesë.
Ky është plani i tij i rradhës për t’u grabitur tokat e të parëve vendalinjve. Pasi i falimentoi, tani do t’ua ndajë malet thela-thela, siç ka bërë në mbarë Shqipërinë pa asnjë fije transparence, oborrtarëve dhe miqve kriminelë me të cilët mban dhe vjedh pushtetin.
Thethianët e mençur dhe trima nuk mund ta falin këtë thikë pas shpine! Kjo qeveri hajdute nuk meriton mikpritje, por një refuzim epik dhe dënimin mbarëqytetar.
Malet janë të malësorëve, jo të çakenjve të pushtetit.






