Ballina Kronike NewsPower.al denoncoi rastin, Policia e Shkodrës ndëshkon shoferin me 7 mijë lekë...

NewsPower.al denoncoi rastin, Policia e Shkodrës ndëshkon shoferin me 7 mijë lekë gjobë

Screenshot

Pas publikimit të denoncimit nga NewsPower.al, Policia e Shkodrës ka ndërhyrë duke identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e një automjeti që transportonte materiale inerte të pambuluara, në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore identifikuan drejtuesin e automjetit dhe e ndëshkuan me masë administrative prej 7 000 lekësh gjobë, për shkelje të nenit 173, pika 2, shkronja “f” të Kodit Rrugor, pasi qarkullonte duke transportuar materiale inerte të pambuluara.

Policia e Shkodrës apelon ndaj qytetarëve që të vijojnë të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112, duke garantuar se çdo denoncim do të trajtohet me përparësi dhe në përputhje me ligjin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks