Ballina Kronike E rëndë në Vlorë, humb jetën në një aksident gazetari Enrik Mehmeti

E rëndë në Vlorë, humb jetën në një aksident gazetari Enrik Mehmeti

Screenshot

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar rreth 30 minuta më parë në zonën e Zvernecit, pranë daljes së Dalanit.

Viktimë ka mbetur gazetari Enrik Mehmeti, 40 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmive të para nga vendngjarja, Mehmeti po udhëtonte me automjetin e tij, kur për shkaqe ende të paqarta humbi kontrollin e mjetit, i cili u përmbys. Si pasojë e aksidentit, ai ka marrë dëmtime të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes, 40-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Sipas burimeve paraprake, ai kishte pësuar dëmtime të rënda në kraharor dhe në organet jetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks