Ballina Bota Kaloi kufirin nga Kanadaja drejt SHBA-së me një motor uji dhe u...

Kaloi kufirin nga Kanadaja drejt SHBA-së me një motor uji dhe u fut live në Facebook, autoritetet amerikane prangosin shqiptarin dhe i nxjerrin videon si provë

Shqiptari Romeo Bajrami është vënë nën akuzë nga autoritetet federale amerikane për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Sipas mediave të huaja, ai dyshohet se kaloi kufirin nga Kanadaja drejt Shteteve të Bashkuara me një motor uji të tipit Sea-Doo, të marrë me qira.

Nga të dhënat e dosjes, të siguruara nga mediat e huaja, 40-vjeçari dyshohet se gjatë kalimit të lumit St. Clair ka hyrë live në Facebook. Por pamjet kur ai hyri live në rrjetet sociale, u përfshinë nga autoritetet në provat e hetimit.

Hetimet tregojnë se Bajrami kishte marrë me qira mjetin lundrues në qytetin Sarnia, në Kanada, por nuk e ktheu atë. Pas njoftimit të autoriteteve kanadeze, Garda Bregdetare dhe Patrulla Kufitare amerikane nisën kërkimet, duke e gjetur Sea-Doo-në të braktisur në brigjet e Port Huron, në Miçigan.

Gjatë hetimeve, agjentët zbuluan edhe një video publike në Facebook, ku sipas tyre shfaqet Bajrami duke kaluar lumin me Sea-Doo. Po ashtu sipas autoriteteve, të dhënat e vendndodhjes së videos përputhen me zonën ku ai dyshohet se hyri ilegalisht në territorin amerikan.

Pas gati një viti hetimesh, Bajrami u lokalizua në një burg në Boston, ku ndodhej i arrestuar për një çështje tjetër. Bajrami tashmë përballet me akuzën për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe nëse shpallet fajtor, ai rrezikon një dënim deri në gjashtë muaj burg./ shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks